BallinaLajmeLimaj: Ideja e Thaçit për korrigjim kufijsh, antikushtetuese

Limaj: Ideja e Thaçit për korrigjim kufijsh, antikushtetuese

Të ngjajshme

Takimi Trump-Xi në maj, presidenti amerikan: Do të jetë një ngjarje monumentale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar...

Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen mijëra produkte

Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe...

Rrustemi thotë se do t’i aktivizojnë takimet me opozitën për presidentin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se...

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famir Limaj, ka deklaruar se deklarata e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve, është një iniciativë vetanake, të cilën ai thotë se nuk e përkrah.

“Ne besojmë që presidenti ka dalë me qëndrime të tij individuale, të pakonsultuara dhe besojmë se presidenti me këto qëndrime të tij rreth kësaj çështje ka marrë qëndrim antikushtetues’, tha Limaj për televizionin publik të Kosovës.

“Unë pak a shumë po nuhati se çka po ndodh në këtë vend. Në Kosovë Republika Serpska nuk ka me pas, këtë le ta ketë të qartë presidenti edhe kryeministri, edhe zëvendëskryeministri edhe kryetari i Kuvendi edhe liderët opozitarë. Të gjithë ne duhet ta kemi të qartë: Ne nuk kemi mandat me ia bë Kosovës Republika Serpska’, shtoi Limaj.

“Unë e di që flitet për ndarje por qëllimi është diku tjetër. Republika Serpska në Kosovë nuk ka me pasë. Ky është rrënim dhe shkatërrim i shtetit tonë”, tha ai.

Ndërkohë John Bolton, këshilltar për siguri kombëtare i Presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë se SHBA’së nuk do t’i pengonte aspak shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse për këtë pajtohen të dyja palët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz