BallinaLajmeLimaj godet keq Haradinajn: Turp të diskutohet tash për pozitën e Presidentit

Limaj godet keq Haradinajn: Turp të diskutohet tash për pozitën e Presidentit

Të ngjajshme

Nicole Kidman shkëlqen në eventin ekskluziv të Chanel

Nicole Kidman dukej shumë e re përkrah Lauren Sanchez...

Barcelona e pandalshme, fiton thellë ndaj Sevillas

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të thellë 5:2...

Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kontributin në vend

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmë ka shtruar iftar për përfaqësues...

Aktorja trondit me peshën e saj, më pak se 45 kg!

Aktorja e famshme Nicola Peltz u përkushtua rreth katër...

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka insistuar ditët e fundit se ai duhet të zgjidhet president i vendit pas përfundimit të mandatit vitit e ardhshëm të Hashim Thaçit në të kundërtën ka paralajmëruar LDK-në se tërhiqet koalicioni dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.

Haradinaj dëshirën për t’u bërë president e ka arsyetuar me atë se partia e tij do të humbte fuqinë nëse PDK-ja e Kadri Veselit futet në koalicion.

Por kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas takimit të liderëve të koalicionit ka bërë të ditur se kjo temë s’është diskutuar fare në takimin e sotëm, për më tepër ka goditur Haradinajn, duke thënë se është e turpshme të diskutohet kjo temë tani, shkruan Reporteri.net.

“Kosova e ka presidentin, qëndrimi zyrtar i Nismës dhe nuk është temë e diskutimit, tash me u diskutu kjo temë është e turpshme. Duhet të takohemi me partnerët që t’i shtrojmë shqetësimet që i kemi”, ka deklaruar Limaj.

Megjithatë nuk duhet harruar se po sot, zyrtarë të caktuar të NISMA-s dolën me propozim që pikërisht Limaj të jetë president i vendit. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz