back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeLimaj: Dëshmia e James Rubin është thirrje që të lihen anash “politikat...

Limaj: Dëshmia e James Rubin është thirrje që të lihen anash “politikat e mahallave” për interesin nacional

Të ngjajshme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se dëshmia e ish-ndihmëssekretarit amerikan James Rubin në Gjykatën Speciale në procesin kudër ish-krerëve të UÇK-së është thirrje që të lihen anash “politikat e mahallave” për interesin nacional.

Limaj në Tëvë1 ka thënë se në Kosovë për 20 vite është tentuar dhunshëm të ndërrohen elitat politike duke ju servuar qytetarëve gënjeshtra ndaj krerëve të UÇK-së.

“Kjo çka ka ndodhë me dëshminë e z. Rubin, besoj unë, është një thirrje për njerëzit në Kosovë dhe përtej, ndani gjërat, mos prekni gjëra të shenjta të juaja, që nënkupton liria dhe pavarësia e Kosovës. Duhet të bëhet një vijë ndarëse, mes interesit nacional dhe politikave të mashallave të cilat nuk qojnë asgjëkund. Fatkeqësisht, tash e 20 vite në Kosovë është tentuar dhunshëm të ndërrohen elitat politike dhe ajo ka ndodhur. Vetë procesi i koordinuar i një lufte speciale ndaj krerëve të UCK-së ka sjell deri aty popullit të Kosovës i është seruar si një e vërtetë një mashtrim i madh”, ka thënë Limaj.

Limaj ka kritikuar qasjen e institucioneve të Kosovës gjatë procesit në Hagë.

Ai ka thënë se për pesë vite Kosova nuk ka qenë e pranishme atje. Sipas tij Parlamenti i Kosovës do të duhej të krijonte mekanizma që të monitoronte procesin

“Parlamenti  i ka pas të gjithë mekanizmat duke ruajtur veten dhe Kosovën mos me ndyrë në drejtësi, por në anën tjetër duke kërkuar mbikëqyrjen e plotë të zbatimit të ligjeve dhe të drejtave të atyre që janë në sallë dhe të drejtave të Kosovës”, ka thënë Limaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz