Studime në nivelin master me orar fleksibil dhe bursë 20 për qind për punonjësit bankarë në programin MBE-së në UBT
dp

Lexo edheKurti në darkën lamtumirëse të Enrico Barduani, falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm

Nëse jeni duke punuar në një institucion bankar dhe synoni të avancoheni në karrierë me një diplomë masteri, UBT ju ofron mundësinë ideale përmes programit Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE). Të gjithë kandidatët nga sektori bankar publik dhe privat përfitojnë 20% bursë studimi.
Programi MBE ofron katër orientime kryesore: Financa, Banka dhe Kontabilitet; Marketing dhe Shitje; Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion; si dhe Logjistika dhe Menaxhimi i Prokurimit.
Me orar fleksibil, mobilitete ndërkombëtare dhe qasje praktike, ky program i përgatit studentët për role udhëheqëse dhe përballjen me sfidat e tregut global.

Lexo edheKurti në darkën lamtumirëse të Enrico Barduani, falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm
UBT-ja thekson se qëllimi i programit është të përgatisë liderë të rinj që kombinojnë njohuritë akademike me praktikat më të mira ndërkombëtare, duke hapur rrugë për karrierë ndërkombëtare ose vazhdim të studimeve në doktoratë.