back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajme“Lidhja për Prishtinën” merr certifikimin pas vendimit të PZAP-it

“Lidhja për Prishtinën” merr certifikimin pas vendimit të PZAP-it

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Iniciativa qytetare “Lidhja për Prishtinën”, e udhëhequr nga Fehmi Kupina, e cila më parë nuk ishte certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për shkak të ngjashmërisë së emrit me brendin historik të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tani ka marrë të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Vendimi vjen pas ankesës së parashtruar nga iniciativa qytetare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili aprovoi ankesën dhe urdhëroi KQZ-në që ta certifikojë “Lidhjen për Prishtinën” për pjesëmarrje në zgjedhje.

Në arsyetimin e PZAP-it, të cilin e ka siguruar ekskluzivisht IndeksOnline, është theksuar se vendimi fillestar i KQZ-së ishte i bazuar në interpretim të gabuar të ligjit për zgjedhjet dhe rregullave të certifikimit, ndërsa tani certifikimi është dhënë sipas rekomandimeve të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike.

Ky vendim i hap rrugën “Lidhjes për Prishtinën” për të garuar në zgjedhjet lokale të Prishtinës, duke ofruar një alternativë të re në skenën politike të kryeqytetit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz