back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaBotëLiderët e Ballkanit do të takohen në Bruksel

Liderët e Ballkanit do të takohen në Bruksel

Të ngjajshme

Vuçiq: Me tërheqjen e Kushnerit, Serbia humbi 750 milionë euro investime

“Dëm i madh iu bë Serbisë”, tha presidenti i...

KQZ-ja akrediton 283 vëzhgues të 3 OJQ-ve, 2 ambasadave dhe 11 mediave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e radhës, mori...

Alban Krasniqi me vetëdije të plotë e nga zyret e KQZ-së e shkel betimin, tregon si të votohet VV-ja me postë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve,...

Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

Dalëngadalë po zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen...

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 24 maj, me diplomaten më të lartë të Bashkimit Evropian, për të diskutuar për mënyrat e kapërcimit të tensioneve në rritje dhe përparimin e synimeve të tyre për pranim në BE.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, i ka ftuar liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar për zhvillimin më të shpejtë politik, gjatë një darke punuese në Bruksel.

Zyra e saj ka njoftuar mbrëmë se “do të diskutuohet situata në rajon” dhe “do të shikohet së bashku rruga përpara”.

Aktualisht, Maqedonia është përfshirë në krizë të thellë politike, e cila duket se ka filluar të zgjidhet pasi këtë javë është nominuar mandatari i ri për formimin e qevrisë, ndërsa Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme pas votës së mosbesimit për qeverinë aktuale. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz