Licencimi i Aktivitetit të Prodhimit të Energjisë Elektrike nga Burimet e Ujit

Subjekti juridik i regjistruar në ARBK si “Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër Lepenc Sh.A” (NUI811280015) me seli në sheshin “Bill Klinton” nr.13, Komuna e Prishtinës, për gjeneratorin e energjisë elektrike të quajtur HC Ujmani me kapacitet 35 MW në lokacionin Zubin Potok, komuna e Zubin Potok, nëpërmjet këtij NJOFTIMI informon palët e interesuara se ka APLIKUAR në Zyrën e Rregullatorit për Energji për Licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike me kapacitet të instaluar prej 35 MW, në pajtim me Nenin 6 të Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë (Rregulla ZRRE/Nr 07/2017).
Aplikacioni për licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike, me të gjitha dokumentet relevante, është shqyrtuar nga punonjës të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe konsiderohet në fazën finale për vendimmarrje.
Pas licencimit nga Zyra e Rregullatorit për Energji, i licencuari mund të kryej aktivitetin e prodhimit të energjisë në Kosovë, në pajtim me dispozitat e licencës, Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve Energjisë në Kosovë, dhe legjislacionit tjetër në fuqi.

Lexo edheNgritet aktakuzë ndaj mërgimtarit që kërkoi pushtaktimin e Haradinajt
Të gjithë palët e interesuara mund të kundërshtojnë dhënien e kësaj licence brenda tetë (8) ditë pune, nga data e shpalljes së këtij njoftimi në gazetë (portal).
Kundërshtimi/ankesa mund të bëhet në adresën: Zyra e Rregullatorit për Energji, Rr. “Bekim Fehmiu” (ndërtesa e Arting), Kati i Il-të, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës; e-mail: [email protected]; Tel.038247615/118














