BallinaJetëKurioziteteLexojeni këtë nëse e përdorni shumë Facebookun

Lexojeni këtë nëse e përdorni shumë Facebookun

Të ngjajshme

Aksioni në Agjencinë Kadastrale i lidhur me dokumente pronash

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të...

Haxhiu i drejtohet mërgatës me video për zgjedhjet, mbrapa saj nuk është më flamuri Dardan

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d e presidentes, Albulena Haxhiu,...

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

Përdorimi i madh i rrjeteve sociale mund të ndikojë në aftësitë tuaja morale dhe njohëse, ka gjetur një studim.

Një hulumtim tregon se njerëzit të cilët vazhdimisht shkruaj tekst-mesazhe ose përdorin rrjetet sociale, kanë më pak gjasa që të përfshihen në të “menduarit reflektiv” dhe t’i cilësojnë qëllimet morale në jetë si më pak të rëndësishme.

Nicholas Carr, në librin e tij të nominuar për Pulitzer “The Shallows”, ai diskuton atë se si interneti është duke ndryshuar mënyrën se si ne mendojmë, lexojmë dhe kujtojmë, transmeton Gazeta Express.

Carr thotë se interneti po shkakton një rënie të mendimit reflektiv. Arsyeja për këtë është marrja e shpejtë e informacioneve, që përfshin zakonisht tekste të shkurtra, postime, komente dhe mesazhe të cilat nuk marrin shumë kohë për t’u proceduar.

Ai thotë se përderisa ne mësohemi çdo herë e më shumë me komunikim të shpejtë dhe të shkurtër, ne mësohemi gjithashtu edhe me mendim të shpejtë dhe të shkurtër.

Kjo do të shkaktojë një rënie të mendimit reflektiv, i cili kontribuon në rënie të rëndësisë së moralit dhe një rritje të hedonizmit dhe imazhit.

Studimi më i fundit në këtë fushë, dëshmon se përdorimi i madh i rrjeteve sociale është duke shkaktuar një rënie morale dhe njohëse tek njerëzit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz