BallinaSportLewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Të ngjajshme

Mbappe: Jam rikuperuar plotësisht nga lëndimi

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është rikthyer së fundi nga...

Ramabaja: Presidentja Osmani po ndërton strategji të qartë për garën politike të ardhshme

Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar vizitat e Presidentes Vjosa Osmani nëpër Kosovë. Ai ka...

Merr fund ky sezon për Medon Berishën pas lëndimit, njofton Lecce

Lecce ka njoftuar se sezoni ka përfunduar për Medon...

57-vjeçari dorëzon vullnetarisht një armë zjarri në Shtime

Një qytetar ka dorëzuar vullnetarisht një armë zjarri në...

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai është fakti që penalltitë po ndahen mes Raphinhës dhe Lamine Yamalit. Megjithatë, mungesa e Robert Lewandowski në këto momente vendimtare ka tërhequr vëmendjen e shumë tifozëve.

Ndryshe nga sa u mendua fillimisht, vetë sulmuesi polak ka sqaruar situatën, duke theksuar se kjo nuk ka lidhje me penalltitë e humbura më parë.

37-vjeçari ka një karrierë të jashtëzakonshme dhe një rekord të fortë nga pika e bardhë, duke realizuar 89 gola nga 101 tentativa.

Megjithatë, ai nuk ka qenë shumë i përfshirë kohët e fundit në goditjet e penalltive, sidomos pas gabimeve kundër Sevillës dhe Atlético Madridit.

“Kur një lojtar ndonjëherë luan dhe ndonjëherë jo, mungon vetëbesimi në momentet kyçe sepse nuk e ndjen fushën – sapo ke hyrë në lojë ose nuk ke luajtur në dy apo tre ndeshjet e fundit”, shpjegoi Lewandowski.

Ai shtoi: “Unë jam gjithmonë gati, por ka raste kur ke kaluar më pak kohë në fushë dhe të mungon ndjesia dhe ritmi. Në ato momente është më mirë të mendohet për të mirën e ekipit dhe penalltinë ta marrë ai që ndihet më i sigurt në atë ndeshje. Kjo nuk lidhet me penalltitë e humbura, por me situatën time dhe minutat që kam luajtur”.

Si rezultat, lojtarë si Raphinha dhe Lamine Yamali kanë marrë përgjegjësinë për penalltitë.

Edhe ata kanë gabuar, por kanë pasur më shumë minuta në dispozicion.

Ish-lojtari i Bayern Munichut ka zhvilluar rreth 1,950 minuta dhe ka qenë titullar në pesë ndeshje të La Liga që nga dhjetori.

Pavarësisht kësaj, ai ka kontribuar me 16 gola dhe 3 asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke treguar se mbetet një pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Nga ana tjetër, Lewandowski pranoi se e ka pasur të vështirë të përshtatet duke luajtur me maskë mbrojtëse pas frakturës që pësoi në ndeshjen kundër Villarrealit më 28 shkurt.

Ai pritet ta mbajë atë edhe për dy javë të tjera.

Sa i përket së ardhmes, kontrata e tij me Barcelonën skadon më 30 qershor dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar.

“E ardhmja ime? Asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket kontratës me Barcelonën. Do të kem kohë të ulem dhe të mendoj për opsionet e mia,” deklaroi ai.

Ndërkohë, Lewandowski është bashkuar me kombëtaren e Polonisë për përgatitjet ndaj ndeshjes kundër Shqipërisë, ku të dyja ekipet do të përballen në gjysmëfinalen e “play-offit” për Kupën e Botës, në përpjekje për të siguruar një vend në turneun më të madh të futbollit./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz