Lëvizje ëndërr për boshnjakun Kerim, firoms zyrtarisht me Juventusin

Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të talentuar boshnjak, Kerim Alajbegovic, pasi arriti marrëveshje me Bayer Leverkusen për transferimin e përhershëm të futbollistit.
18-vjeçari, i cili do të mbushë 19 vjeç më 21 shtator, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Zonjën e Vjetër”, e vlefshme deri më 30 qershor 2031, shkruan Indeksonline
Alajbegovic vjen në Torino pas një sezoni të suksesshëm në huazim te Salzburgu, ku zhvilloi 44 ndeshje në të gjitha garat, realizoi 13 gola dhe kontribuoi me katër asistime.
Ufficiale | Kerim Alajbegović è un nuovo giocatore della Juventus ✍🏻
Benvenuto!⚪️⚫️🇧🇦 I dettagli dell’accordo ➡️ https://t.co/81rMoSeB2W
Powered by @Jeep pic.twitter.com/6SYnzJtEaD

Lexo edheLiverpooli po bëhet gati për një lëvizje shokuese të ish-yllit të Premierligës
— JuventusFC (@juventusfc) August 2, 2026
I lindur në Këln të Gjermanisë, reprezentuesi i Bosnje dhe Hercegovinës është një futbollist ofensiv që mund të luajë në të dy krahët e sulmit, ndërsa aftësia për të përdorur në mënyrë të barabartë të dyja këmbët e bën një lojtar të paparashikueshëm dhe të rrezikshëm për mbrojtjet kundërshtare.
Karrierën e ka nisur në akademinë e Cologne, përpara se të transferohej te Bayer Leverkusen, ku u zhvillua si futbollist dhe u përfshi edhe në skuadrat e Bundesligës dhe Ligës së Kampionëve. Më pas kaloi në formë huazimi te Salzburgu, ku shpërtheu me paraqitjet e tij.
Në nivel ndërkombëtar, Alajbegovic ka regjistruar tashmë 11 paraqitje me përfaqësuesen e Bosnje dhe Hercegovinës, duke shënuar dy gola. Njëri prej tyre erdhi në Kupën e Botës 2026, ku ai la përshtypje me paraqitjet e tij./Indeksonline/














