back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaRegjionaleLëvizja Vetëvendosje-Skenderaj: Nuk ka kërcënim e as shantazh që na ndalë në...

Lëvizja Vetëvendosje-Skenderaj: Nuk ka kërcënim e as shantazh që na ndalë në përfaqësimin e votuesve tanë

Të ngjajshme

Bahamas njohu Kosovën, MPJ e Serbisë e dënon ashpër: Ta rishqyrtojnë vendimin

Presidentja e vendin Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme...

Moti sot

Të shtunën do të mbaj mot me diell dhe...

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendsoje në Skenderaj, Hysni Mehani, ka publikuar dy fotgrafi ku ka përgëzuar komunën e Skenderajt që ka filluar punimet për zhbllokimin e kanalizimit të familjes Zabeli në Rezallë, shkruan DrenicaPress.info

Punimet kanë nisur pasi ditë më parë ishte Mehani që e bëri publike këtë problem më të cilin po ballafaqohej kjo familje drenicase.

E Mehani ka shtuar se askush nuk mundet t’ia ndalë fjalën dhe punën asamblistëve të VV-së në Skënderaj.

Për më tepër lexojeni postimin e Hysni Mehanit…

Për hir të korrektësisë,

Para katër dite kam vizituar fshatin Rezallë dhe kam postuar problemin që kishin banorët e lagjes Zabeli, më konkretisht kryefamiljari Gani Zabeli me bllokimin e kanalizimit. Problem ky që i kishte shoqëruar ata banorë për vite të tëra.
Dje kishte dalur atje një ekip dhe sot po vazhdojnë punët për rregullimin e atij problemi.
Me këtë nuk po dua të them se komuna ka vepruar pas postimit tim, e as për të marrë merita. Thjesht: nëse para dy dite akuzoja qeverisjen lokale që nuk po merrte masa për të rregulluar një problem që po rrezikonte jetën e banorëve të asaj lagje, sot duhet të bëj të njëjtën gjë kur komuna po punon për ta larguar atë rrezik.
Por edhe nëse udhëheqësia e komunës kanë reaguar si pasojë e postimit tim, gjithsesi se të fituar janë ata, sepse të treguarit të përgjegjshëm karshi problemeve të qytetarëve është norma që duhet ta synojmë.

Ani pse në punimet e seancës së sotme u tregua se jemi larg asaj norme. Pasi që kanë përfunduar me të gjithë, e i fundit ishte Malsor Bejta i cili ka kohë që nuk po vjen në punimet e seancës pas asaj që i ka ndodhur. Tash siç duket u kemi mbetur ne, asamblistët e VETËVENDOSJE-s. Nuk ka kërcënim e as shantazh që na ndalë në përfaqësimin e votuesve tanë. Pikë.

Fotografia e Hysni Mehani

Fotografia e Hysni Mehani

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz