Dy kandidatë për dy pozita të lira për prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, sot intervistimi
dp

Lexo edheIPK suspendon zyrtarin policor që dyshohet se rrahu në stacion policor njërin nga të përfshirët në incidentin e Besart Ahmetit

Sipas njoftimit dy kandidatët janë:
1. Veton Shabani- Prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, si dhe;
2. Ersan Qavolli- Prokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda.
Sipas njoftimit, intervistimi i kandidatëve bëhet sot më 7 shtator 2026 në sesionin e pasditës.

Lexo edheIPK suspendon zyrtarin policor që dyshohet se rrahu në stacion policor njërin nga të përfshirët në incidentin e Besart Ahmetit
Komisioni ka ftuar të interesuarit për monitorim të procesit, andaj Instituti i Kosovës për Drejtësi i është përgjigjur pozitivisht ftesës.
Komisioni për Transferim dhe Avacim ka këtë përbërje: Zejnullah Gashi- kryesues i Komisionit, Elza Bajrami-Kastrati dhe Visar Krasniqi- anëtarë, Arlinda Muqa, Milot Krasniqi dhe Bahri Hyseni- anëtarë rezervë.