Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nëpërmjet një njoftimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë të ditur se 40 familjeve në Skenderaj u janë shpërndarë dru për ngrohje, shkruan Drenicapress.info
Sipas të parit të Skenderajt, janë shpërndar dru për ngrohje në 40 familje që jetojnë në kushte të vështira financiare.
Nuk ka vonuar edhe reagimi i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.
Në një postim në Facebokk, VV-ja e Skenderajt ngreh dyshime në cilësinë dhe sasinë e druve që iu janë shpërndar skamnorëve.
Për më tepër lexojeni të plotë postimin në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje – Dega Skenderaj:
Ja si i trajton komuna jonë të varfërit,
Të mos flasim për cilësi, nuk po dihet a janë dru a qymyr. Thonë se ua dërguan nga 3 metra secilës familje dhe i shpërndanë për tu dukur vërtetë 3 metra. E se a janë këtu 3 metra dru, vlerësojeni vetë!
Nëse nuk kemi mundësi tu ndihmojmë të varfërve, të paktën të tregojmë kulturë e mirësjellje me ta. Nuk u hidhet ndihma kështu. Nuk mund t’ua ngrohesh shtëpinë e as zemrën nevojtarëve me këtë qasje.

