Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nëpërmjet një njoftimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë të ditur se 40 familjeve në Skenderaj u janë shpërndarë dru për ngrohje, shkruan Drenicapress.info
Sipas të parit të Skenderajt, janë shpërndar dru për ngrohje në 40 familje që jetojnë në kushte të vështira financiare.
“Kemi filluar shpërndarjen e drunjve për dyzet familje që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, që këta muaj të mbetur të dimrit, t’i kalojnë pa problemin e mungesës së drunjve për ngrohje”, ka thënë Jashari.
Ai ka falenderuar donatorët që ndihmuan këto familje me nga 3 metra dru.
“Falënderoj Shpëtim Arifin, Avdullah Lushtakun dhe Bedri Zejnullahun, si donatorë të kësaj ndihme shumë të mirë së ardhur, sidomos për 40 familje, ku secila prej tyre ka përfituar nga 3 metra kub drunj”, ka shtuar Jashari./Drenicapress.info





