Lëvizja Vetëvendosje krijon edhe një nëndegë në Drenicë, i pranishëm edhe Glauk Konjufca (FOTO)
BILLIPërditësuar më
Lexo edhe10 milionë euro për asfalt në Drenas
Partia e Albin Kurtit po vazhdon punën për afrimin e kuadrove të reja dhe formimin e nëndegëve të saj në të gjithë Kosovën.
Dega e kësaj partie në Skenderaj ka formuar edhe një nëndegë, kësaj radhe në fshatin e Prekaz.
Në këtë ngjarje ishte i pranishëm Shefi i Grupit Parlamentar të LV- së, Glauk Konjufca dhe figura të reja që kanë aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Sonte, kemi themeluar Pikën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prekaz. Të pranishëm ishin Shefi i Grupit Parlamentar të LV- së, Glauk Konjufca, si dhe personalitete të rëndësishme të rajonit të Drenicës që kohëve të fundit i janë bashkuar Lëvizjes sonë. Studentit, Granit Maliqi, dhe të gjithë aktivistëve të Prekazit u urojmë suksese”, ka shkruar Hysni Mehani, kryetari i VV-së, dega në Skenderaj./Drenicapress.info


Lexo edhe10 milionë euro për asfalt në Drenas



