Leutrim Krasniqi po largohet nga Dinamo, do ta marrë në dorë Vëllaznimin
dp

Lexo edheEkskluzive: Afrim Tovërlani pritet të jetë trajner i ri i Prishtinës

Leutrim Krasniqi do t’i japë fund eksperiencës tek Dinamo.
Trajneri i ri kosovar po largohet prej klubit nga Ferizaj pas dy muajsh e gjysmë.
Dhe, “Gazeta Express” nga burime të sigurta mëson se ish-trajneri i Lirisë do ta marrë në dorë Vëllaznimin, i cili së fundmi u nda me Xhengis Rexhepi.
Kështu, Krasniqi do të rikthehet në fakt në Gjakovë, ku e kishte një eksperiencë mjaft pozitive me Kuqezinjtë, por që palët ishin ndarë papritmas me kërkesë të gjakovarëve.

Lexo edheEkskluzive: Afrim Tovërlani pritet të jetë trajner i ri i Prishtinës
Me Leutrim Krasniqin në krye, Vëllaznimi synon të rikthehet në Superligë, ndonëse ka mbetur paksa prapa lideres, Vushtrria.
Ai pritet të nënshkruajë kontratë për një vit e gjysmë.
Siç dihet, në fundjavën që shkoi u mbyll pjesa vjeshtore e Ligës së Parë, ndërsa gjakovarët e shohin veten në pozitën e gjashtë me 6 pikë më pak se vushtrriasit. /Gazeta Express