back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaOpinioneLetër publike për Kadri Veselin

Letër publike për Kadri Veselin

Të ngjajshme

Shkruan Bledar Hajdari

I nderuar z.Kadri Veseli, po ju shkruaj si qytetar i Republikës së Kosovës, si një djal i ri i cili kam përfunduar fakultetin e gazetarisë.

Duke i parë zhvillimet e fundit politike në vendin tone, presionin e madhe të SHBA-ve pēr ta hequr taksën 100%, letrën e fundit nga Shtëpia e Bardhë edhe une po ta shkruaj këtë letër.

Në fillim më duhet ta scaroj që une jam për ta mbajtur taksën 100%, por, kjo cështje po bëhet gogja problematike.

A duhet që t’i rrezikojmë raportet e shkëlqyera me SHBA-të? Jo. Sepse janë raporte të cilat janë krijuar më shumë mund e sakrificë. Duhet ta dijmë që pa Amerikën dhe luftën e UÇK-së, nuk do ishim këtu ku jemi sot, ndoshta edhe nuk do flisnim shqip.

Populli i jonë është cdo herë mirenjohēs ndaj ndihmës së Amerikës, por edhe politika duhet ta dijë se me këtë qasje nuk do mund të kemi shpresë!

Si i ri që ende ka shpresë në këtë vend, dhe nuk mendoj të ik nga Republika e Kosovës, edhe pse shpresa ka filluar të venitet… po ju shkruaj për ta gjetur një zgjidhje: Kur u vendos taksa 100%, u duartrokit nga popolli, u trumbetua shumë se kush e bëri kush e propozoj, por të gjithë kanë merita për vendosjen e taksës së imponuar.

Z. Veseli, ti duhet shpëtuar Raportet me amerikanët dhe gjithashtu ta shpëtosh Ramushin nga ky qorr-sokak të cilin është futur, tek e fundit, keni përgjegjësi publike.

Nëse flasim për burrni, Ramushi ka të drejtë, për të fjala e dhënë ka peshë, por, Ramushi është kryeministër i Kosovës dhe duhet të jetë fleksibil.

Prandaj, z.Veseli në demokraci vendosin votat, qeveria e Kosovës i ka ministrat e emëruar nga partitë e koalicioni PAN!

Aty, ju z. Veseli, keni sa ministra e besa edhe zv. Kryeministra, e shumë zv. Ministra prandaj ti duhet të i kerkosh Zëvendës Kryeministrit Hoxhaj, ose ministrit të Drejtësisë, që ta jep propozimin në qeveri për pezullim të taksës prej 100%, këtë ta bëjê ashtu sic keni propozuar Ju, pezullim prej 120 ditëve.

Mendoj që ky propozim duhet të hudhet në qeveri, e jo në medie. Në demokraci gjithcka vendoset me vota. Prandaj aty besoj që do i kesh votat, sepse cdo minister ka te drejtë të propozoj pika të rendit të ditës, është ceshtje e votave se si do vendoset.

Mendoj që aty i ke votat dhe do e kalosh këtë ceshtje më shume elekuenc, e në anen tjetër do i shpetosh raportet me SHBA-të, fjalen e dhënë të Ramushit(ai le te votoj kundër) e besa edhe koalicionin, dhe të jeni shembull i parë që, një qeveri e Kosovës të qojē mandatin deri në fund.

Mos na i humbisni shpresat sepse ne e duam Kosovën, e duam Amerikën, por nuk e duam Serbinë. Vet qytetarët e Kosovës do i bojkotojnë produktet e Serbisë.

 

- Advertisement -
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz