Lëshohet urdhërarrest ndaj një të akuzuari nga grupi i Azem Sylës
BILLI

Lexo edheDrejtori i KEDS-it në Mitrovicë jep dorëheqje, nuk kthehet në punë pa u kthyer punëtorët e larguar jashtëligjshëm

Gjyqtari i EULEX-it, Arcadius Sedek, e ka tërhequr vendimin, të cilin e mori vetëm një ditë më parë për mbyllje të gjykimit fillestar, me arsyetimin se do të shqyrtoheshin vetëm “çështje teknike” dhe se mediat mund të jenë të pranishme vetëm gjatë shqyrtimit kryesor. Tani ai ka thënë se e kupton rëndësinë e këtij gjykimi, i cili, sipas tij, është me interes për opinionin.
Megjithatë, gjykimi nuk ka mundur të vazhdojë për shkak se ka munguar njëri prej të akuzuarve, Hajrullah Berisha, i cili dyshohet se është arratisur nga Kosova. Për këtë arsye, trupi gjykues ka marrë vendim që të lëshojë urdhërarrest ndaj tij.
Lexo edheDrejtori i KEDS-it në Mitrovicë jep dorëheqje, nuk kthehet në punë pa u kthyer punëtorët e larguar jashtëligjshëm