back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeLëshimet në kontrolla teknike shkaktar të aksidentit

Lëshimet në kontrolla teknike shkaktar të aksidentit

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Numri i aksidenteve në trafik, pavarësisht shtrëngesave me ligjin e ri, nuk është duke u zvogëluar. Thuajse ç’do ditë këtë më së miri e dëshmon raporti i Policisë, i cili mban regjistrat e aksidenteve të shënuara.

Mirëpo sipas studimeve të gjetura nga Instituti për Studime të Avancuara (GAP), numri i madh i aksidenteve në komunikacion, si dhe niveli i ndotjes së ajrit vie pikërisht nga lëshimet që bëhen nëpër kontrolla teknike, shkruan Indeksonline.

“Në një hulumtim të bërë në vitin e kaluar, GAP kishe konstatuar se numri i madh i aksidenteve në komunikacion si dhe niveli i lartë i ndotjes së ajrit nga veturat është si pasojë e lëshimeve që bëhen nëpër kontrolle teknike”, thuhej në të gjeturat e GAP.

Kështu Gap kishte dhënë disa rekomandime për Policinë.

“Policia e Kosovës të rrisë kapacitetet profesionale dhe teknike të cilat mundësojnë detektimin e shkaqeve teknike tek aksidentet në komunikacion”.

Ndërsa sipas ligjit të ri thuhet se Policia ka të drejtë të urdhëroj shoferin që të dërgoj automjetin në kontroll teknike të jashtëzakonshme, për të parë nëse i plotëson standardet për të marr pjesë në komunikacion.

“Sipas ligjit të ri, policia ka të drejtë ta urdhërojë shoferin që ta dërgojë automjetin në kontroll teknik t; jashtëzakonshëm për të konstatuar nëse i plotëson standardet për të marrë pjesë në komunikacion. Po ashtu, ligji parasheh që, me qëllim të mbrojtës së ambientit, kontrollimi i rregullsisë teknike të mjetit mund të bëhet edhe në rrugë, përmes kontrollit teknik mobil”

Vetëm përgjatë 24 orëve janë shënuar 47 aksidente, një prej tyre me fatalitet.

Të Fundit

Sport

ShowBiz