back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaSportLëndohet Ardon Jashari, do të mungojë kundër Lecces, në dyshim paraqitja ndaj...

Lëndohet Ardon Jashari, do të mungojë kundër Lecces, në dyshim paraqitja ndaj Kosovës

Të ngjajshme

Argjentina publikon listën, nuk mungon kapiteni Messi, ftohen edhe dy yjet e së ardhmes

Kombëtarja e Argjentinës ka publikuar listën për dy ndeshjet...

Argjentina shpall listën për kualifikueset e fundit, ftohet Messi

Kombëtarja e Argjentinës ka publikuar listën e lojtarëve për...

Kurti liron nga detyra Emilija Rexhepin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka liruar...

Ardon Jashari ka pësuar lëndim dhe do të mungojë në ndeshjen e fundjavës ndaj Lecces.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Massimiliano Allegri, i cili shpjegoi se mesfushori shqiptar e ka pësuar një goditje në stërvitje, e cila do t’ia pamundësojë atij paraqitjen në xhiron e dytë të sezonit të ri në Serie A, shkruan “footitalia”, përcjell “Gazeta Express”.

Me këtë rast vihet në dyshim prezenca e futbollistit shqiptar nga Maqedonia e Veriut për Zvicrën ndaj Kosovës, ndeshje kjo që do të luhet më 5 shtator në Basel.

Stafi mjekësor i Milanit shpejt do të tregojë për natyrën e lëndimit dhe për periudhën sa do të qëndrojë jashtë fushës së blertë mesfushori i ri Kuqezi, të cilin gjiganti italian e bleu javë më parë nga Club Brugge.

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e zbuloi sot listën e të ftuarve për ndeshjet e shtatorit, ndërsa aty figuronin dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz