Lekaj tregon detaje rreth takimit me presidentin Thaçi (Video)
01

Lexo edheGjeografi Humolli jep dorëheqje nga komisioni qeveritar për matjen e territorit

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka treguar detaje rreth takimi të tij me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se ishte i rastësishëm.
Lekaj për Indeksonline thotë se më Thaçin vetëm ka pirë kafe dhe asgjë më shumë.
“Ashtu siç jeni të informuar ishim në Samit që është organizuar nga Komisioni për Punë të Jashtme. Dhe rastësisht jemi takuar dhe kemi pirë kafe, asgjë nuk ka pasur diçka politike dhe kjo është e tëra. Pra ishte e rastësishme dhe jo e menduar”, ka thënë ai.
I pyetur nëse gjatë këtij takimi të rastësishëm ishte biseduar për Demarkacionin, ai e mohoj këtë gjë.
Lexo edheGjeografi Humolli jep dorëheqje nga komisioni qeveritar për matjen e territorit
“Jo, jo. Nuk ka pasur diçka të tillë gjatë takimit. Kjo ishte e tëra”, ka shtuar ai.
Më poshtë mund të shihni videon kur Pal Lekaj shkon të pijë kafe me presidentin Thaçi/Indeksonline/