HomeSportLegjenda e Liverpoolit, Kenny Dalglish konfirmon se po trajtohet për kancer

Legjenda e Liverpoolit, Kenny Dalglish konfirmon se po trajtohet për kancer

Të ngjajshme

Yaya Toure shumë pranë emërimit si trajner i Slovan Bratislavës

Legjenda e futbollit afrikan, Yaya Toure, është në prag...

Zotimet e Kurtit: Garancia shtetërore për investimet e mërgatës

Kosova nuk ka pasur mungesë energjie njerëzore, ideje apo...

Legjenda e Liverpoolit, Kenny Dalglish konfirmon se po trajtohet për kancer

Legjenda e futbollit skocez dhe ikona e Liverpoolit, Sir...

Legjenda e futbollit skocez dhe ikona e Liverpoolit, Sir Kenny Dalglish, ka konfirmuar se aktualisht po i nënshtrohet trajtimit pas diagnostikimit me kancer.

Lajmi u bë publik të martën përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, ku 74-vjeçari sqaroi se publikimi i informacionit nuk ishte planifikuar, por erdhi si pasojë e një postimi të paqëllimshëm, shkruan Indeksonline

“Siç e ka treguar postimi im i pavullnetshëm në rrjetet sociale, aktualisht po i nënshtrohem trajtimit për kancer. Ndryshe nga përdorimi im i telefonit celular, trajtimi po shkon mirë,” tha Dalglish me humor.

Ai shtoi se do të kishte preferuar që çështja të mbetej private, por se gabimi teknologjik e detyroi ta bënte publike situatën e tij shëndetësore.

“Nuk kisha ndërmend ta bëja publike këtë çështje dhe do ta vlerësoja nëse privatësia ime dhe e familjes sime do të respektohej,” theksoi ai.

Dalglish gjithashtu falënderoi stafin mjekësor për kujdesin dhe profesionalizmin e treguar gjatë trajtimit.

Në reagimin e saj, Liverpool FC shprehu mbështetjen e plotë për një nga figurat më të rëndësishme në historinë e klubit.

“Mbështetja, urimet më të mira dhe dashuria e të gjithëve në Liverpool FC janë dhe do të vazhdojnë të jenë me Sir Kenny dhe familjen e tij,” thuhet në deklaratën e klubit, i cili gjithashtu kërkoi respektimin e dëshirës së Dalglish për privatësi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz