HomeLajmeSazani drejt transformimit luksoz – Ivanka Trump flet për investimin milionësh në...

Sazani drejt transformimit luksoz – Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Të ngjajshme

Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës aktivizohen në parandalimin e keqpërdorimeve të mundshme të votave

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, e shoqëruar...

U prish treshi-persheshi? Këto pamje konfirmojnë të vërtetën

Pak ditë më parë në shtypin rozë u komentua...

UP arrin marrëveshje me punëtorët e sigurimit, rikthehet normaliteti në kampus

Pas grevës treorëshe të punëtorëve të sigurimit fizik në...

Sinan Vllasaliu uron vajzën, i mbushi 4 dekada jetë

Këngëtari, Sinan Vllasaliu, ka ndarë sot një dedikim plot...

Ivanka Trump ka zbuluar detaje të reja për një nga projektet më ambicioze të karrierës së saj, zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin Sazan të Shqipërisë.

Sipas saj, ideja për investimin lindi pas një vizite të rastësishme që ajo dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, bënë në ishull gjatë një udhëtimi me jaht, ku mbetën të mahnitur nga natyra e paprekur dhe peizazhet spektakolare.

Projekti parashikon transformimin e ishullit privat, me sipërfaqe rreth 1.400 hektarë, në një destinacion ekskluziv turistik.

Trump theksoi se fokusi kryesor do të jetë ruajtja e natyrës, me arkitekturë që do të integrohet në mënyrë harmonike me mjedisin përreth.

Ajo e cilësoi këtë nismë jo thjesht si një investim biznesi, por si kulmin e përvojës së saj shumëvjeçare në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Në realizimin e projektit do të përfshihen arkitektë, dizajnerë dhe ekspertë të zhvillimit të qëndrueshëm, me synimin për të krijuar një destinacion që bashkon luksin, privatësinë dhe respektin për natyrën.

Megjithëse ende nuk janë bërë publike afatet e ndërtimit dhe vlera e saktë e investimit, projekti ka tërhequr vëmendjen e investitorëve dhe opinionit publik.

Kujtojmë se Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë investuar afro 900 milionë euro në ishullin shqiptar, i cili pritet të shndërrohet në një nga resortet më ekskluzive të Mesdheut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz