Legjenda Boban tallet me Fabregasin: Ju s’kishi lidhje si sulmues, pse luajte në atë pozicion?!

Skuadra e Comos arriti fitore të thellë 4:1 ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Trajneri Cesc Fabregas u paraqit në një intervistë për Sky Sport-n, ku si mysafir ishte i ftuar legjenda, Zvonimir Boban, shkruan Indeksonline
Pasi biseduan për ndeshjen, legjenda kroate i dha një koment befasues Fabregasit për kohën sa ishte lojtar dhe te Barcelona – e ku në disa raste luajti si sulmues qendre.
“Cesc le ta mbyllim me një notë humori. Kur u ktheve te Barcelona, më erdhi shumë keq për ty. Pep Guardiola të bëri të luash si sulmues. Çfarë ishte ajo, çfarë lidhje keni ju me sulmin?”, ishte pyetja e Boban që shkaktoi shumë të qeshura në studio.

Lexo edheFormacioni më i mirë i javës në Champions, Nico Paz dhe Foden më të mirët!
Fabregas u përgjigj: E dini, unë isha sulmues i rremë. Në fakt, më pëlqeu shumë ai pozicion, sepse Xavi, Iniesta dhe Busquets pas meje ishin shumë të mirë dhe të orientuar nga pozicioni. Na dha hapësirë kjo skemë, mua dhe Lionel Messi. Sinqerisht e doja shumë atë pozicion”.
Boban vazhdoi duke qeshur: “Ai e mbron Guardiolën për këtë çmenduri të tij. A e shihni sa e fortë është lidhja mes tyre. Nuk kam asgjë kundër Fabregasit, sigurisht. Ai është i mrekullueshëm si mesfushor, por i padukshëm si sulmues”!
/Indeksonline/














