LDK vendos sot për fatin e Abdixhikut në krye të partisë
dp

Lexo edheNjëri i dënuar për ndihmë në vrasje e tjetri kërkohej për grabitje – ekstradohen nga Zvicra e Shqipëria për në Kosovë dy persona

Kuvendi nis në orën 18:00 dhe është thirrur pasi u verifikua se ishte plotësuar kushti statutar me nënshkrimet e të paktën një të tretës së delegatëve.
Nëse shumica e delegatëve votojnë për shkarkimin e Abdixhikut, LDK-ja, sipas Statutit, do të duhet të nisë procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri. Në të kundërtën, Abdixhiku do të vazhdojë ta udhëheqë partinë.
Kuvendi zhvillohet në një periudhë tensionesh të brendshme në LDK, pas pakënaqësive të një pjese të delegatëve me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, ku partia u rendit e treta.

Lexo edheNjëri i dënuar për ndihmë në vrasje e tjetri kërkohej për grabitje – ekstradohen nga Zvicra e Shqipëria për në Kosovë dy persona