Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar deklaratën mbi vendimet që janë marrë dje në kuvendin e partisë.
Vendimi i parë është që i hapë rrugë kryetarit të rikonfirmuar, Lumir Abdixhiku të rifilloj negociatat me kryetarin e VV-së, Albin Kurti për një koalicion të mundshëm, transmeton lajmi.net.
Në këtë vendim theksohet se LDK do të angazhohet për stabilitet institucional dhe shmangie e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Këtë vendim të partisë obligohen ta respektojnë të gjithë dhe nuk lejohet që asnjë zyrtar apo strukturë të veproj kundër në emër të partisë.
Po ashtu konfirmohet rikthimi i Vjosa Osmani në strukturat e partisë, ku ajo tashmë do të jetë pjesë e Këshillit të Përgjithshëm me të drejta të plota.
Deklarata e plotë: