back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLDK pret që Kushtetuesja do t’i hap rrugë shumicës parlamentare të ushtroj...

LDK pret që Kushtetuesja do t’i hap rrugë shumicës parlamentare të ushtroj të drejtën për të propozuar kandidatin për kryekuvendar

Të ngjajshme

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

Këngëtari G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi...

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat...

Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny...

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka thënë se presin që Gjykata Kushtetuese do të veproj në përputhje me mandatin e saj kushtetues, për të dhënë një vendim të drejtë lidhur me situatën aktuale të bllokadës institucionale.

Sipas LDK-së, lënda e dorëzuar nga ta në Gjykatë Kushtetuese ka në thelb një fakt që subjekti politik i cili ka dal i pari në zgjedhje, nuk e ka zbatuar agjendën e seancës konstituive, dhe ka refuauzar të propozoj kandidat për kryetar të Kuvendit.

Nga LDK kanë thënë se ata kanë kërkuar votim jashtë rendit të ditës dhe jashtë procedurës kushtetuese, duke prodhuar bllokadë të qëllimshme dhe ka dëshmuar se subjekti në fjalë nuk ka pasur as vullnet as kapacitet për të ushtruar të drejtën dhe përgjegjësinë që i takon të parit.

“LDK-ja e ka bërë të qartë se, në përputhje me vendimet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese dhe me parimet themelore të funksionimit të sistemit kushtetues parlamentar, në rast se subjekti i parë dështon të sigurojë shumicë, e drejta për të propozuar kandidatin duhet t’i takojë shumicës parlamentare. Sistemi demokratik funksionon mbi bazën e shumicës dhe përgjegjësisë, jo të bllokadës dhe mungesës së vullnetit politik. Gjykata Kushtetuese ka një rol kyç në garantimin e funksionimit të institucioneve dhe në mbrojtjen e rendit demokratik në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Nga LDK kanë thënë se presin që Kushtetuesja të marr një vendim të drejtë dhe në përputhje me frymën e Kushtetutës, e cila i hap rrugë shumicës parlamentare të ushtroj të drejtën për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit dhe të rikthejë normalitetin institucional.

“LDK-ja mbetet e përkushtuar për ruajtjen e rendit kushtetues dhe për një qeverisje që reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet mes tjerash në komunikatë. /Lajmi.net/ 

Komunikata e plotë:

- Advertisement -

Të Fundit