back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeKoalicioni anti-PDK s’pritet të ndodhë

Koalicioni anti-PDK s’pritet të ndodhë

Të ngjajshme

Vjen zyrtarizimi i Benzemës te Al-Hilali

Karim Benzema edhe zyrtarisht është lojtari më i ri...

Kaq kushton prishja e sotme në KEK, sipas Janina Ymerit

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A5...

Pezullohet zyrtari korrektues që u kap duke tentuar të fusë kontrabandë në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka pezulluar nga detyra...
Një koalicion i madh parazgjedhor i partive kryesore parlamentare, i cili do ta nxirrte PDK-në në opozitë pas gati një dekade qeverisjeje, vështirë se do të ndodhë. Nuk ka shenja të arritjes së një koalicioni mes LDK-së, LVV-së dhe partive të tjera për të cilin spekulohej ditëve të fundit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) lehtësisht do të binte nga pushteti pas gati një dekade qeverisjeje po qe se subjektet e mëdha politike në vend do të bënin koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Madje pas rrëzimit të qeverisë “Mustafa” në Kuvend spekulohej për një koalicion parazgjedhor mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila vlerësohej se do të dilnin si koalicioni më i madh në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Por gjasat për një koalicion të tillë janë minimale dhe në vend se të bënin koalicione të mëdha partitë kryesore parlamentare aktualisht janë të interesuara për bashkëpunim me partitë më të vogla, veçanërisht me AKR-në e Behgjet Pacollit.
Në anën tjetër, analistët politikë konsiderojnë se vetëm bashkimi i të gjitha partive parlamentare do të mundë ta çonte PDK-në e Kadri Veselit në opozitë./zeri.info/

Të Fundit

Sport

ShowBiz