Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar mbledhjen sërish sot me mëngjes.
Kjo mbledhje është vazhdim i asaj të djeshmes ku u diskutua për përgatitjet e Kuvendit Zgjedhor të së shtunës si dhe për kandidaturat për të parin e kësaj partie, njofton Klan Kosova.
Zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa, dje tha se po punohet që në krye të LDK-së të jetë një figurë përbashkuese.
“Të gjitha kandidaturat shpallen më 3 gusht, konform edhe statutit të LDK-së. Po punohet intensivisht që të vlerësohen të gjitha kandidaturat brenda kryesisë, pra atyre që kanë kontribuar që 30 vjet në LDK”.