LDK mbështet demarkacionin që të hapet rruga për liberalizimin e vizave
01

Lexo edheSkenderaj, tek rrethi në Polluzhë makina godet Kapitenin e FSK-së Sahit Goxhuli, i cili vdes në vend (FOTO)

Sot u mbajt takimi i përbashkët i Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarëve të degëve të LDK-së. Gjatë takimit, u bisedua gjerësisht për procesin shtetëror të shënjimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.njofton LDK me anë të një komunikate për media.
“Këto dy struktura, Kryesia e LDK-së dhe forumi i Kryetarëve të Degëve të LDK-së shprehën përkrahje të plotë për adresimin e kësaj çështje në Kuvend dhe ratifikimin e saj nga deputetët e LDK-së. Ishte qëndrim i përbashkët se ky proces, i argumentuar dhe i përkrahur fuqishëm edhe nga miqtë ndërkombëtar, i hap rrugë proceseve eurointegruese, liberalizmit të vizave, transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur, fuqizon shtetësinë dhe sovranitetin territorial të Kosovës, forcon partneritetin dhe miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e BE-së.” thuhet në komunikatë

Lexo edheSkenderaj, tek rrethi në Polluzhë makina godet Kapitenin e FSK-së Sahit Goxhuli, i cili vdes në vend (FOTO)