back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajmeSkenderaj, tek rrethi në Polluzhë makina godet Kapitenin e FSK-së Sahit Goxhuli,...

Skenderaj, tek rrethi në Polluzhë makina godet Kapitenin e FSK-së Sahit Goxhuli, i cili vdes në vend (FOTO)

Të ngjajshme

Një verë e dhimbshme për familjen Goxhuli nga Makermali i Skenderajt. Sahit Goxhuli sot derisa po shkonte ne punë tek po priste autobusin e FSK-së tek rrethi në fshatin Polluzhë një makinë e tipit Xheta ka ardhur me shpejtësi, ku ka goditur Kapitenin Sahit Goxhulin i cili ka vdekur në vend, ndërkaq në këtë aksident ka pësuar lëndime të rënda edhe një person tjetër, transmeton Drenica Press.

Në lidhje me këtë rast ngushëllime ka shprehur edhe Ministria e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ku  ka njoftuar se sot në aksin rrugor Skenderaj-Drenas, në fshatin Polluzhë,në një aksident komunikacioni, ka humbur jetën pjesëtari i FSK-së, Kapiten Sahit Goxhuli nga fshati Makerrmal komuna e Skënderajt, i cili ishte i sistemuar në Batalionin e Dytë të Brigadës së Mbështetjes Operacionle në Istog.

Me këtë rast, Ministri Haki Demolli dhe komandantit i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shprehim ngushëllimet më të thella familjes Goxhuli si dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, për humbjen e hershme të jetës së Kapiten Goxhulit, kur Ky, më së shumti i duhej familjes, FSK-së dhe Kosovës.

“Kapiten Sahit Goxhuli u lind më 24.02.1977 në fshatin Makerrmal, komuna Skënderaj.  Sahiti si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës veproi në Brigadën 113 Mujë Krasniqi të Zonës Operative të Drenicës. Pas transformimit të UÇK-së, inkuadrohet në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) gjegjësisht në Gardën e Kosovës. Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) Sahiti shërbeu në Batalionin e Dytë të Brigadën për Reagim të Shpejtë në Istog, i cili si pjesëtarë i FSK-së, ka dhënë një kontribut të çmuar në ngritjen dhe profesionalizimin e saj. Kapiten Sahit Goxhuli pas vetës ka lënë gruan dhe dy fëmijë; vajzën 11 vjeçe dhe djalin 9 vjeç.  Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë më vonë”, thuhet në njoftim

 

- Advertisement -

Të Fundit