BallinaLajmeLDK-ja pa kandidat nga Drenica/ Rezultatet në Drenas e Skenderaj flasin vetë

LDK-ja pa kandidat nga Drenica/ Rezultatet në Drenas e Skenderaj flasin vetë

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Lista e kandidatëve të LDK-së për kuvend në zgjedhjet e 9 shkurtit kishte 110 emra, por asnjëri prej tyre nuk ishte nga Drenasi apo Skenderaj. Ky fakt duket se ka ndikuar edhe në rezultatin e dobët të partisë në këto dy komuna.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku janë numëruar 100% e votave të rregullta (pa përfshirë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës), LDK-ja ka marrë vetëm 1.179 vota nga gjithsej 43.832 votues në këto dy komuna, transmeton IndeksOnline.

Në Drenas kanë votuar 23.496 qytetarë, prej të cilëve vetëm 776 vota shkuan për LDK-në, që përbën 3.05% të votave të përgjithshme.

Në Skenderaj, ku votuan 20.336 qytetarë, LDK-ja mori vetëm 403 vota, duke arritur përqindjen më të ulët në këtë zonë – vetëm 1.88%. Madje, edhe pse në listë ishte vajza e Gani Gecit, e nominuar nga Dega e Vitisë, kjo nuk arriti të ndryshojë ndjeshëm rezultatin.

Ky rezultat tregon se LDK-ja vazhdon të mos gjejë përkrahje në bastionin e PDK-së, ku dominimi politik tradicionalisht ka qenë në duart e partive të dala nga lufta./IndeksOnline/  

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz