HomeLajmeLDK-ja mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve, Haziri: Jemi pjesë aktive e...

LDK-ja mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve, Haziri: Jemi pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

Të ngjajshme

Serwer me mesazh për politikanët: Filloni punën, formojeni Qeverinë

Profesori amerikan Daniel Serwer në një intervistë për Ekonomia...

Pas 25 vitesh bëhen bashkë protagonistët e telenovelës “Kassandra”

Një moment tejet nostalgjik dhe historik ka ndodhur për...

Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi

Avokati Kujtim Cakrani ka njoftuar për përfundimin e marrëdhënies...

​Lëndohet Vedat Muriqi, largohet me barelë nga fusha

Fenerbahçe është përballur me një tjetër shqetësim gjatë përgatitjeve...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot...

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur mbledhje të Kryesisë me kryetarët e degëve për të diskutuar situatën paszgjedhore dhe hapat e mëtejmë politikë, ndërsa nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, ka deklaruar se LDK-ja mbetet e përkushtuar të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve, raporton Ekonomia Online.

Mbledhja vjen pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe kërkesave për dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Haziri tha se Kolegjiumi i Degëve po trajton situatën paszgjedhore dhe se qëndrimet zyrtare të partisë do të bëhen publike pas përfundimit të takimit.

“Sot e kemi Kolegjiumin e Degëve të LDK-së. Në situatë paszgjedhore është pjesë e punës ku kryetari i LDK-së dhe organet e LDK-së fillojnë me e trajtu situatën paszgjedhore. Kjo është në funksion të proceseve politike në të cilën LDK-ja ka vendosë parimisht të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve. Dhe natyrisht për krejt çështjet, pas përfundimit të takimit del dikush në emër të LDK-së që flet. Gjithçka që do të dalë nga ky takim do të njoftoheni pas takimit”, tha Haziri.

Kryesia e LDK-së ka nisur mbledhjen në orën 15:00 me pjesëmarrjen e kryetarëve të degëve, ku pritet të diskutohen zhvillimet politike pas zgjedhjeve dhe pozicionimi i partisë në proceset e ardhshme institucionale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz