back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeLDK i drejton një kërkesë publike VV-së

LDK i drejton një kërkesë publike VV-së

Të ngjajshme

Supremja kthen në rivendosje çështjen e Ramadan Morinës, paraburgimi mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të...

Klodi hedh Benitën në pishinë, ja reagimi i saj

Një situatë qesharake ka ngjarë sot në shtëpinë më...

Labi paralajmëron Toneyn: Nëse del ti dal edhe unë

Labinot Rexha gjatë një bisede me Toneyn dhe Ludon,...

Hansi Flick i ‘shtyen’ bisedimet për kontratën e re me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shndërruar në figurën...

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ripërsëritur kërkesën për zgjedhje të parakohshme.

Shefi i deputetëve të kësaj partie, Avdullah Hoti në konferencës e rregullt javore ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të thërrasë tryezë për subjektet politike që të caktojnë datën e zgjedhjeve.

Sipas tij, me shtyrjen e 20 seancave si pasojë e mungesës së kuorumit, Kuvendi është jofunksional.

“Institucionet e kanë humbur legjitimitetin. Ministrat dhe kryeministri nuk po marrin pjesë, është humbur çdo kontroll i demokracisë, këto janë veprime të një qeverie autoritare por këtë s’do ta lejojmë”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se të gjitha vendimet e qeverisë Haradinaj do të anulohen nga qeveria e ardhshme.

Avdullah Hoti Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së

Mirëpo  tryezat që po organizohen në Kosovë nga partitë politike,  po konsiderohen si të pa efektshme dhe pa rezultate, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas kësaj partie, tryezat e tilla nuk janë zgjidhje për Kosovën dhe problemet që e kanë kapluar vendin.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, teksa ka folur për Gazetën Blic, ka thënë se organizimi i këtyre takimeve me partitë politike,  po devijon nga kërkesa për zgjedhje të reja, në kontrabandim të temave të rrezikshme.

Deputetja e VV: Albulena Haxhiu

Haxhiu ka shtuar se organizimi i këtyre tryezave pa ndonjë strategji, po i shkon për shtati vetëm qeverisë aktuale.

“Mendoj që tryezat e tilla që janë organizuar nga dy subjektet politike, nuk janë zgjidhje dhe as adresim i problemeve me të cilat përballemi. Nga kërkesa për zgjedhje, po tentohet të kontrabandohen çështje tejet të rrezikshme dhe të dëmshme. Duhet të jemi serioz dhe duhet të dihet se çfarë po kërkojmë të mbërrijmë me këto tryeza dhe jo kësisoj pa strategji e cila situatë i shkon për shtati qeverisë aktuale. Shtrohet pyetja si e kanë menduar? Deri kur do të vazhdohet me ftesa të tilla? Deri te partia e fundit joparlamentare apo si?”, ka thënë Haxhiu për Gazetën Blic.

Megjithatë kjo parti nuk ka marrë ende vendim final nëse do të organizoj ose jo takimin e radhës me spektrin politik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz