LDK do të mblidhet për të ndarë ministritë
03·

Kryesia e LDK-së pritet këto ditë mblidhet për ndarjen e ministrive që do të marrin këtë mandat.
Këtë e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi pas votimit të Këshillit të Përgjithshëm për emrin e mandatarit, transmeton portali arbresh.info.
“Besoj se ditëve në vijim do të thërrasim Kryesinë për të folur për emrat e ministrave. Synojmë të mbajmë 15 ministri, po bisedojmë për ndarjen e dikastereve”, tha Abrashi.

Lexo edheVritet një 22-vjeçar në Gjakovë
Ndërkohë dje është konfirmuar që AAK ka kërkuar katër ministri, ku si emra të mundshëm janë përmendur Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Ramë Likaj














