back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaShqiptareLazarati, pas hashashit po prodhohen këpucë

Lazarati, pas hashashit po prodhohen këpucë

Të ngjajshme

Interesante! Edin Dzekos i shkojnë çebapat nga Sarajeva në stërvitje te Schalke

Futbollisti i Bosnja Hercegovina, Edin Dzeko është duke kaluar...

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

Në Shqipëri prodhohen këpucë prej vitesh, por asnjëherë si produkte shqiptare nën logon “Made in Albania”. Për herë të parë, nga kurset profesionale do të dalin edhe punonjës të certifikuar si dizajner këpucësh.

Biznesi fason, sipas ministrit Klosi ka arritur të shpëtojë fshatra problematikë si Lazarati, që dikur kultivonin hashash.

“Kjo është përpjekja jonë, që të prodhojmë punë që shitet më shtrenjtë. Sot, kompania që ka punësuar dizenjatorët e parë shqiptarë punon në Lazarat. Nëpërmjet punësimit dhe vlerës së punës ne po shërojmë plagët sociale”, deklaroi Klosi.

Por, investime si këto, sipas ministrit Ahmetaj nuk prodhojnë vetëm profesionistë, por ndikojnë edhe në rritjen e ekonomisë, duke stimuluar punësimin, si një nga investimet më të rëndësishme për komunitetin.

“Ka shumë nevojë akoma për vende pune, sepse ka shqiptarë të papunë që presin nga qeveria dhe detyra jonë është të mbështesim këtë iniciativë në favor të punësimit”, tha Ahmetaj.

Në një situatë kur vetingu është cështja e ditës, Ahmetaj thotë se reforma në drejtësi është e lidhur me punësimin, madje bën edhe një premtim. Po cila është lidhja mes tyre, sipas ministrit të financave?

“Vettingu është shumë i lidhur me punësimin. A mund të vijnë investitorë të huaj në një vend ku s’ka drejtësi? Ne ju premtojmë që ashtu siç ngulim këmbë për vettingun, ashtu do të ngulim këmbë që fokusi të jetë punësimi”, theksoi Ahmetaj.

/ Top Channel

Të Fundit

Sport

ShowBiz