Lavrov kërcënon gazetarin: Nëse nuk e dorëzon telefonin, sigurimi do të nxjerrë një armë!
dp

Lexo edheAlbanians For America mirënjohje DASH’it pas lajmit për lejimin e shitjes së armëve për Kosovën

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, gazetari iu përgjigj telefonatës dhe tentoi të fliste me zë të ulët, por zëri i tij u dëgjua gjatë konferencës.
Në atë moment, Lavrov ndaloi deklaratën dhe iu drejtua me tone të ashpra në anglisht.
“Dëgjoni, a mund të na lini të vazhdojmë? Nuk po bëj shaka”, tha ai.
Menjëherë më pas, kryediplomati rus iu drejtua personelit të sigurisë me fjalët: “Djema, nxirreni që këtej!”

Lexo edheAlbanians For America mirënjohje DASH’it pas lajmit për lejimin e shitjes së armëve për Kosovën
Pas pak sekondash, Lavrov shtoi: “Zotëri, më falni. Nëse nuk e dorëzoni telefonin, ata do të nxjerrin armën, e dini”.
Komentet e tij u pritën me të qeshura nga disa të pranishëm në sallë, duke u interpretuar si shaka.
Megjithatë, në videot e publikuara online, Lavrov nuk shfaqet duke buzëqeshur, çka ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjet.