back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeLatif Kryeziu mbyll 13 pika të ‘Al Petrol’ për shkak të borxheve

Latif Kryeziu mbyll 13 pika të ‘Al Petrol’ për shkak të borxheve

Të ngjajshme

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Kryeziu: Kushtetuesja e ka qartësuar procedurën e konstituimit të Kuvendit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi...
Mbylljen e pormpave të derivateve të naftës të kompanisë ‘Al Petrol’, e ka konfirmuar edhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, e cila ka treguar se kjo kompani i ka borxhe të mëdha.

AKP tregon se kompania ‘Al Petrol’ tash ka mbyllur 13 pompa të derivateve të naftës, pasi që kjo agjenci nuk ia ka vazhduar kontratën.

“AL Petrol ka hequr dorë nga të gjitha pikat e shitjes së derivateve, përkatësisht 13 pika që kishte shfrytëzuar me qira”, ka thënë për Veriu.info Ylli Kaloshi, zëdhënës i AKP-së.

Ai ka treguar se ‘Al Petrol’ i ka borxhe AKP-së dhe për pasojë nuk i është vazhduar kontrata.

“AL Petroli i ka borxh AKP-së dhe AKP do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për inkasimin e borxhit. AL Petrol ka bërë njoftim me shkrim se arsyeja e tërheqjes është mos vazhdimi i kontratës së qirasë. AKP nuk e ka vazhduar kontratën pa paguar qiratë e prapambetura mujore”, tregon zëdhënësi Kaloshi.

Veriu.info ka arritur të siguroj një kopje të kontratës në mes të AKP-së dhe ‘Al Petrol-it’, ku shihet se qiraja mujore e ‘Al Petrol-it’ është 68 mijë euro për 13 objektet e pompave të derivateve të naftës nëpër qytete të ndryshe të Kosovës.

Në kontratën e AKP-së me ‘AL Petrol-in, shihen edhe pompat e marra me qira, të cilat natën e Bajramit i ka mbyllur ‘Al Petrol-i’.

al petrol2

al petrol3

al petrol1

al petrol

Të Fundit

Sport

ShowBiz