back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaSportLanika Rexhepi nga Prishtina shkruan histori për Shqipërinë në Kampionatin Evropian të...

Lanika Rexhepi nga Prishtina shkruan histori për Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Karatesë

Të ngjajshme

PSG synon të rinovojë kontratën e Luis Enriques deri në 2030

Paris Saint-Germain po kërkon të rinovojë kontratën e trajnerit...

Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë

Inspektorati i Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

Policia e Tiranës ka goditur një rast të trafikimit...

Ushtria e Kosovës në provën finale

Pushtetet janë ndërruar, ashtu edhe komandantët, por ideja e...

Lanika Rexhepi, karateiste kadete nga Prishtina, ka shënuar një arritje historike duke përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Karatesë, ku fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë Cadet Female Kumite +61 kg.

Gjatë kampionatit, Lanika zhvilloi pesë ndeshje shumë të forta, duke regjistruar katër fitore bindëse dhe duke u ndalur vetëm në finale, e cila u vendos për një pikë të vetme.

Rezultatet e saj ishin:

– Mali i Zi 8–0

– Gjeorgjia 8–0

– Franca 6–1

– Italia 3–0

– Finalja me Portugalinë 0–1

Kjo medalje është medalja e parë evropiane për vajzat për Federatën Shqiptare të Karatesë, duke e bërë këtë sukses një moment historik për sportin shqiptar.

Edhe pse nga Kosova, Lanika Rexhepi përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të plotë, duke mbrojtur flamurin kuq e zi me zemër, disiplinë dhe shpirt luftarak në çdo ndeshje.

Familja dhe stafi teknik shprehin krenari të madhe për këtë arritje dhe besojnë se ky sukses është vetëm fillimi i një rruge të gjatë për Laniken dhe karatenë shqiptare.

Të Fundit

Sport

ShowBiz