Një person ka humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur në një shtëpi në rrugën “Adnan Loku në Hajvali, njofton Klan Kosova.
Policia e Kosovës ka njoftuar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14:30, saktësisht në një objekt përcjellës të një shtëpie.
Bëhet fjalë për një mashkull me inicialet M.G., 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e ngjarjes, por policia beson se bëhet fjalë për shpërthimin e një granate dore.
“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit dhe të ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se shpërthimi ka ardhur si rrjedhojë e aktivizimit të një mjeti shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore”, thuhet në raportin policor.

