back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeLajmi i fundit: Ulet pak çmimi i naftës në Kosovë, kaq kushton...

Lajmi i fundit: Ulet pak çmimi i naftës në Kosovë, kaq kushton një litër

Të ngjajshme

​36-vjet nga themelimi i LDK-së

Sot bëhen 36 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike...

​Tentoi të jepte ryshfet, përfundoi në pranga

Një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar në Pikën e...

​Salah hero, Egjipti e nis fushatën e AFCON me fitore

Egjipti e ka nisur Kupën e Kombeve Afrikane me...

​Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë

Neymar i është nënshtruar me sukses një operacioni artroskopik...

Arrestohet burri në Gjakovë, rrahu gruan dhe nënën

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje...
- Advertisement -

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj në dy ditët e fundit në Kosovë kanë shënuar rënie.

- Advertisement -

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se bëhet fjalë për një rënie të lehtë të çmimeve.

Berjani tha se gjatë ditës së djeshme një litër naftë ka kushtuar 1.55 euro, ndërsa benzina ka kushtuar 1.38 euro.

Sipas tij, këto çmime nuk mund të specifikohen se a do të bien edhe më tutje në ditët në vijim pasi ka lëvizje të mëdha të çmimeve në bursat ndërkombëtare.

Berjani tha se nëse nuk rishikohet vendimi i Qeverisë së Kosovë që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të naftës, shumë pika karburanti në Kosovë mund të falimentojnë.

“Në qoftë se vendimi i Qeverisë nuk rishikohet, ka gjasa që shumë pika karburanti do të falimentojnë”, tha Berjani për Reporterin.

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj, ditë më parë kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë.

Qeveria e Kosovës më 1 mars kishte marr vendim që te shitësit me shumicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes, ndërsa te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz