BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Tre zyrtarë të EULEX-it dhe një kosovar dyshohet se...

LAJMI I FUNDIT: Tre zyrtarë të EULEX-it dhe një kosovar dyshohet se janë prekur nga koronavirusi

Të ngjajshme

Koronavirusi duket se e ka prekur edhe Kosovën.

Po dyshohet se tre zyrtarë të EULEX-it që punojnë në Kosovë dhe një kosovar i lindur në vitin 1972, është prekur nga koronavirusi.

Burime të Gazetës Alo nga QKUK, kanë bërë të ditur se dje katër persona të dyshuar me virusi COVID-19, i janë nënshtruar kontrollit nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK, dhe pas mostrave të marra analizat e tyre kanë dalur positive me virusin COVID-19.

“Por për të qenë të sigurtë zyrtarët e QKUK-së i kanë dërguar mostrat e katër të dyshuarëve në Tiranë, dhe sot gjatë ditës pritet të dalin rezultatët”, ka thënë ky burim i gazetës.

Deri me tash Kosova është ndër shtetet e pakta në Evropë, që nuk ka ende asnjë rast zyrtarisht të verifikuar me koronavirusi. /Gazeta Alo/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz