BallinaLajmeLajmi i Fundit: Reagon Sami Lushtaku e PDK në Skenderaj, pas vizitës...

Lajmi i Fundit: Reagon Sami Lushtaku e PDK në Skenderaj, pas vizitës së Albin Kurtit (FOTO)

Të ngjajshme

Haxhiu pret në një takim komisioneren për zgjerim të BE-së, Marta Kos

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos është...

Portieri 16-vjeçar që u shpall “Man of the Match”, tifozët dyshojnë për moshën e tij

Një fotografi është bërë virale së fundmi në rrjetet...

Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam Altman krijonte kaos në OpenAI

Gjyqi i shumëpërfolur mes dy figurave të mëdha të...

Dega e PDK-së në Skenderaj ka reaguar pas vizitës së Albin Kurtit në Skenderaj, ku kjo parti e cilëson të papranueshme vizitën e Kurtit të shoqëruar me Njësi Speciale të Policisë së Kosovës. Sipas PDK-së në Skenderaj, vizita e Kurtit në mënyrë të blinduar, kishte për qëllim provokimin e qytetarëve të Skenderaj dhe pastaj Albin Kurti të viktimizohet, përcjellë Drenica Press.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të PDK-së në Skenderaj

“Reagim në lidhje me vizitën provokuese të Albin Kurtit në Skenderaj  Dega e PDK-së në Skenderaj e konsideron të papranushme vizitën e Albin Kurtit ne Skenderaj shoqëruar nga Njësia Speciale e Plicisë së Kosovës. Vizitat dhe aktivitetet e Albin Kurtit në këtë formë, janë plotësisht të papranueshme, pasi te qytetarët e Skenderajt dhe Drenicës ngjallin kujtime të kohëve të errëta për Skenderajn dhe Drenicën.

Kjo vizitë e blinduar kishte për qëllim provokimin e qytetarëve të Skenderajt dhe viktimizimin e mëtutjeshëm të Albin Kurtit me qëllim të përfitimit elektoral në prag të zgjedhjeve. Vizita e Kurtit sot në Skenderaj u realizua shoqëruar nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, gjë që nuk ndodhi para pak ditësh në veri të Mitrovicës. Pse ndodhi kështu?

Tentimi për ta paraqitur Skenderajn si zonë me rrezikshmëri është i kahmotshëm, edhe për kundër se Skenderaj që nga paslufta, bazuar në raportet zyrtare ka qenë dhe vazhdon te jetë zona më e sigurt në Kosovë.
Kjo lloj vizite dëshmon se Albin Kurti nuk po zgjedh mënyra dhe forma për të përfituar elektoralisht, edhe duke përdorur forcat e rendit. Situata e sotme në Skenderaj ishte krejtësisht e inskenuar dhe me skenar dashakeq.
Qytetarët e Skenderajt në vazhdimësi kanë përqafuar vlerat demokratike të lirë dhe të zgjedhjes së lirë. Qytetarët e Skenderajt kanë sakrifikuar në vazhdimësi për këto vlera.
Ata as sot dhe asnjëherë nuk do të bien pre e provokimeve të ulëta nga kushdo që bëhen.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz