back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeLajmi i fundit nga LDK, ky është qëndrimi i saj për kualicione

Lajmi i fundit nga LDK, ky është qëndrimi i saj për kualicione

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nën udhëheqjen e kryetarit Isa Mustafa, u vendos që të marrin pjesë si parti e vetme në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

- Advertisement -

Por, opsion i hapur u la edhe koalicioni me Lëvizjen Vetëndosje. Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda Këshillit të Pëgjithshëm të LDK-së.

Sipas të njëjtave burime, bashkëpunimi me VV-në është plani “B” i tyre, në rast se partitë tjera shkojnë në koalicione.

“LDK nuk hyn në asnjë qeveri para zgjedhje. LDK me çdo kusht do zgjedhje. Orientimisht është për me të hyrë e vetme në zgjedhje, mirëpo, nëse tjerat hyjnë bashkë, atëherë duhet plani “B””, pohojnë burimet e njëjta brenda LDK-së.

Në anën tjetër nga VV-ja është shprehur të gatshëm për koalicion me LDK-në. Madje lideri i saj Albin Kurti, i ka bërë ofertë partisë së Isa Mustafës që të bashkëpunojnë për ta dërguar në opozitë koalicionin PAN.

Ndërkaq, në një komunikatë për media menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm LDK ka akuzuar koalicionin e deri tanishëm për keqqeverisje, duke thënë se i kanë  dëmtuar raportet me partnerët strategjikë të vendit, i ka lënë të izoluar qytetarët e Kosovës.
“Përballë kësaj situate tepër të rëndë, LDK-ja do të ndërmarrë hapa për të garantuar pozicionin e saj si parti e parë dhe që Qeveria e re të punojë në interes të vendit, të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, të zhbllokojë procesin e integrimit euro-atlantik, si dhe të kthejë shpresën e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz