Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë një hap më afër arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Kështu bëjnë të ditur burime të “Gazeta Blic” brenda këtyre subjekteve.
Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se nesër do të rifillojë sërish takimi mes Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të VV-së Albin Kurti.
Ky takim po vazhdon prej më shumë se 3 orësh dhe po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Sot ka skaduar edhe afati prej 48 orësh i vendosur nga Presidenti Thaçi për kryetarin e LVV-së Albin Kurti për të propozuar mandatarin e Qeverisë së re të Kosovës.
Ndryshe ditën e sotme Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur edhe mbledhjen e Kryesisë ku u diskutua për emrin e të nominuarit për Kryeministër që ditëve në vijim do t’i dërgohet Presidentit.
Pas këtij takimi Kurti u shpreh optimist në arritjen e marrëveshjes bashkëqeverisëse me LDK-në, raporton Gazeta Blic.