Lajmi i Fundit: Këta janë emrat me të cilët Kurti dotë sfidojë Edi Ramën në zgjedhjet në Shqipëri
01

Lexo edheEkskluzive: Këto janë çantat me para me para që i konfiskoi Policia sot në Ministri të Bujqësisë (FOTO)

Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë do të merr pjesë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri duke sfiduar Edi Ramën dhe partitë tjera.
Partia fituese e zgjedhjeve në Kosovë synon që të fitojë ulëse edhe në Parlamentin e Shqipërisë.
Vetëvendosje ka vendosur që të garojë me 3 kandidatë, kjo gjë është konfirmuar edhe Selia Qendrore e VV-së në Kosovë. Zyrtari për media i kësaj partie, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar për Gazetën Express garën për zgjedhje.
Bëhet fjalë për Boiken Abazin, Iliaz Shehun dhe Kreshnin Merxhanin.

Lexo edheEkskluzive: Këto janë çantat me para me para që i konfiskoi Policia sot në Ministri të Bujqësisë (FOTO)
“Po, këta janë. Boiken Abazi tashmë i ka mbledhur nënshkrimet. Ndërsa, për Shehun dhe Merxhanin ende janë në proces”, është shprehur shkurt ai.
Ndërkohë, mediat në Tiranë raportojnë se Partia Demokratike dhe LSI-ja kanë parë si mënyrë të maksimalizimit të mirë të votës së qytetarëve daljen me dy lista në këto zgjedhje./Express/