back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeLajmi i Fundit: Arrestohet i shumëkërkuari Kastriot Shala

Lajmi i Fundit: Arrestohet i shumëkërkuari Kastriot Shala

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Pas një kohe të gjatë në arrati është arrestuar në Hajvali Kastriot Shala. Shala që kërkohej që nga tetori i vitit të shkuar për disa raste të grabitjeve, është arrestuar në mesditën e së enjtes.

Lajmin e ka bërë të ditur Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se pas hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale të njësiteve policore, sot rreth orës 15:30 në Hajvali është arrestuar i dyshuari (K.Sh.) i cili ka qenë në arrati dhe në kërkim policor”, ka thënë ai për Koha.net.

Kelani ka thënë se i dyshuari gjendej në një veturë të tipit Golf 7 dhe gjatë arrestimit ka qenë në posedim të një arme të cilën e kishte në veturë.

Bashkë me Shalën janë arrestuar edhe dy persona me të cilët ai ishte bashkë.

“I dyshuari i cili gjendej me një veturë të tipit Golf 7, është arritur të ndalohet dhe arrestohet nga njësitet policore. Vlen të potencohet se i dyshuari ka qenë në posedim të një arme me një karikator në brez si dhe një karikator e kishte brenda ne veturë. Se bashku me të dyshuarin kanë qenë edhe dy persona, një femër dhe një mashkull të cilët po ashtu janë shoqëruar në stacion policor. Të gjitha njësitet policore janë angazhuar për të ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore”, ka shtuar Kelani.

Kujtojmë se policia kishte ofruar shpërblim prej 5000 eurosh për ata që ndihmojnë në gjetjen e tre të dyshuarve për grabitje, në mesin e të cilëve ishte edhe Shala.

Edhe pse ishin në arrati, Shala bashkë me Leutrim Latifin përmes Facebookut kishin bërë shaka me kërkesën për arrestimin e tyre. Madje kishin pasur edhe video-live nga Spanja, siç thoshin ata.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz