BallinaLajmeLajmi i fundit: Vdes një kosovar në Gjermani

Lajmi i fundit: Vdes një kosovar në Gjermani

Të ngjajshme

Rama: Çdo automjet që bart mbeturina dhe nuk ka kontratë me NPL “Gjelbër” do të gjobitet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se Inspeksioni Komunal...

Si u krijua “Waterloo Road”

Seriali britanik Waterloo Road lindi nga ideja e krijuesve...

Borë dhe shi në Zvicër

Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë...

Ndonëse ende nuk është sqaruar gjithçka rreth rastit tragjik, duket se vdekja e të riut nuk ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga ndokush.

Një numër makinash policore në mëngjesin e të enjtes kanë shkuar të alarmuara në ndërtesën ku strehohen azilkërkuesit në Giesen, Gjermani. Policët duhej të qetësonin trazirat që kishin plasur lidhur me ndërhyrjen emergjente mjekësore aty, shkruan giesenerallgemeine.dce.

Bëhej fjalë për rastin emergjent të një azilkërkuesit 19 vjeçar nga Kosova, i cili u rianimua dhe pastaj u transportua për në spital, ku ai pak më vonë vdiq. Ndonëse ende nuk është sqaruar gjithçka rreth rastit tragjik, duket se vdekja e të riut nuk ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar nga ndokush.

Gazeta shkruan se trazirat kishin lindur në mes të familjarëve dhe azilkërkuesve tjerë, me rastin e ofrimit të ndihmës së parë të mjekëve që kishin ardhur me autoambulancë.

Për të qetësuar gjendjen, kishin ardhur pastaj 10 makina me policë, transmeton albinfo.ch. Shtendosjes së gjendjes i kanë shërbyer edhe disa azilkërkues në rolin e përkthyesve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz