BallinaLajmeLajmërohet Shkelzen Gashi: Nuk kam thënë se UÇK ka kryer krime, por...

Lajmërohet Shkelzen Gashi: Nuk kam thënë se UÇK ka kryer krime, por individë të UÇK-së

Të ngjajshme

Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë të Kosovës, SHkelzen Gashi është lajmëruar për herë të parë pas deklaratave të bëra sot në një televizion ku thotë se UÇK ka vrarë 100 civilë serbë.

Ai është arsyetuar se ka thënë që individë të UÇK-së kanë kryer krime dhe jo UÇK-ja shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i tij:

Unë nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por INDIVIDË të UÇK-së (keqpërdorues të uniformës së UÇK-së), qofshin edhe të lartë në hierarkinë e saj (ky nuk është mendim imi, por këto janë vendime të gjykatave të ICTY-së, UNMIK-ut, EULEX-it, si dhe mendime të raporteve të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Human Rights Watch e Amnesty International). UÇK-në dhe luftën e popullit tonë për liri e pavarësi e mbrojmë kur pastrohet nga krimet e individëve që i kanë kryer ato në emrin tonë.
Kosovën e mbrojmë nga Gjykata Speciale dhe sulmet tjera që thonë se Kosova është krijesë e një ndërmarrjeje kriminale, vetëm kur ne vetë i dënojmë ata që në emrin tonë kanë kryer krime kundër civilëve të pafajshëm. Kështu e kanë mbrojtur kroatët Kroacinë, kështu duhet ta mbrojmë edhe ne Kosovën.
E vërteta për intervistën dhe intervistat e mia është e tëra. Ju lus mos u shërbeni me copëza të prera qëllimkëqija, shihini në tërësi ato. Po ashtu, ju mirëpres me komente, kritika, sugjerime, rekomandime pasi ta keni parë në tërësi intervistën që po e bashkëlidhi në koment.
Për fund, ju lus, ta shpërndani këtë!. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz