BallinaLajme“Lajm i mirë dërgimi i Trepçës në Kushtetuese”

“Lajm i mirë dërgimi i Trepçës në Kushtetuese”

Të ngjajshme

Vazhdojnë kërkimet për 55-vjeçaren e zhdukur në Deçan, në terren edhe FSK-ja

Operacioni i kërkimit për 55-vjeçaren e raportuar e zhdukur...

Porosit SOT, Prite NESËR – deri në -70% zbritje!

Foleja Deals vjen me oferta të reja në krejt...

FIFA ua ndalon transferimet tri klubeve të njohura turke

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA...

Mblidhet sot Qeveria në detyrë, në rend dite gjithsej 19 pika

Qeveria e Kosovës në detyrë ka thirrur mbledhje për...

Paralajmërimi i ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq se Lista Serbe ka përgatitur një ankesë të cilën do ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese për miratimin e Ligjit për Trepçën po vlerësohet si gjë e mirë nga ana e njohësve të çështjeve juridike.

Avokati Tomë Gashi thotë se ky është një hap pozitiv i Listës Serbe pasi kjo listë përveç qe është në institucione e pranon Kosovën si shtet dhe e pranon Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Në aspektin juridik ata kanë të drejtë ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, nëse i mbledhin numrin e nënshkrimeve qe janë të parapara sipas dispozitave ligjore. Por, sidoqoftë asgjë të keqe këtu nuk ka. Ata po duan të dërgojnë atë ligj në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës e jo të Serbisë, sepse nuk mund ta bëjnë. Në këtë forme ata po e pranojnë shtetin e Kosovës”, ka thënë Gashi për Indeksonline.

Nuk ka asgjë të keqe që Gjykata Kushtetuese, sipas tij, të vendosë lidhur me kushtetutshmërinë e ligjit për Trepçën dhe duhet pritur vendimin e Kushtetueses.

E, ministri Jevtic ka thënë se kjo listë po pret që të marrin mbështetje për ta sjellë këtë çështjen e Trepçës përsëri në tryezë.

“Lista Serbe, do të përdorë çdo mekanizëm ligjor dhe demokratik, për ta zgjidhur këtë problem”, ka thënë  Jevtic.

Ministri serb tha se ‘Srpska’ beson se të gjitha problemet dhe marrëdhëniet duhet të zgjidhen
nëpërmjet dialogut. Po ashtu, ai tha se problemet nuk mund të zgjidhen në atë mënyrë që njëra palë të ftojë të tjerët në takim, për t’ia komunikuar pikëpamjet e veta.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz